E enjte, 22 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas skandalit +18 me Adi Hilën, Monika Lubonja shpall konkurs arti
Lajme

Pas skandalit +18 me Adi Hilën, Monika Lubonja shpall konkurs arti

Aktorja Monika Lubonja është rikthyer në rrjetet sociale pas vëmendjes së madhe mediatike të krijuar nga publikimi i materialeve intime që lidhen me të dhe kompozitorin Adi Hila.

Në një nga postimet e fundit, Lubonja ka ndarë një njoftim për një konkurs të lidhur me punën e saj në Bashkinë e Tiranës. Rikthimi vjen pas reagimeve dhe diskutimeve të shumta që pasuan publikimin e materialeve, ndërsa aktorja ka zgjedhur t’i ketë të mbyllura komentet në postim.

Çështja ka marrë edhe rrugë ligjore. Lubonja ka kallëzuar penalisht Adi Hilën, duke ngritur pretendime për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private. Sipas deklarimeve të saj, ajo nuk kishte dhënë pëlqimin për regjistrimin e videove në momente intime.

Ndërkohë, edhe këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar lidhur me regjistrimin dhe shpërndarjen e materialeve intime. Ajo ka paralajmëruar ndjekje të përgjegjësve, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si janë realizuar dhe publikuar regjistrimet.

Rasti ka rikthyer në vëmendje çështjen e privatësisë dhe të drejtës për kontroll mbi materialet intime, veçanërisht kur ato regjistrohen ose shpërndahen pa pëlqimin e personave të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.