E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grushte, shkopinj gome dhe gaz lotsjellës në protestë
Flash

Grushte, shkopinj gome dhe gaz lotsjellës në protestë

Pamje të tensionuara janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku përplasjet me Policinë janë shoqëruar me përdorimin e forcës dhe mjeteve për shpërndarjen e turmës.
Në videot e publikuara nga protesta shihen efektivë që përdorin shkopinj gome ndaj të rinjve. Ndërkohë, ndaj protestuesve është përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, teksa situata është përshkallëzuar.
Një nga momentet që bie në sy është ai gjatë shoqërimit të një prej protestuesve. Në pamje, një efektiv policie shihet duke i mbyllur gojën të riut, ndërsa ai po shoqërohet nga uniformat blu.
Përplasjet pranë Ministrisë së Arsimit vijnë në vijim të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë, të zhvilluara gjatë ditëve të fundit. Të rinjtë kanë dalë në rrugë me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pamjet nga protesta rikthejnë në vëmendje mënyrën se si po menaxhohen tubimet dhe përplasjet mes forcave të rendit dhe protestuesve, ndërsa situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.