E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen detaje të reja për protestuesin e plagosur që ngriti alarmin në Publik Media
Flash

Zbardhen detaje të reja për protestuesin e plagosur që ngriti alarmin në Publik Media

Një zhvillim i ri vjen lidhur me protestuesin që kontaktoi redaksinë e Publik Media mbrëmjen e 17 tetorit, duke pretenduar se ishte plagosur gjatë përplasjeve në Tiranë dhe duke kërkuar ndihmë të menjëhershme.

Në një komunikim të mbërritur më pas në redaksi, personi që përcolli informacionin bën me dije se i riu aktualisht është mirë, po kujdeset për veten dhe është strehuar te një familjar i tij.

“Djali aktualisht është mirë, po kujdeset për veten, është strehuar diku te një familjar i tij”, thuhet në mesazhin e dërguar në redaksinë e Publik Media.

Mesazhi vjen pas telefonatës shqetësuese të publikuar më herët, gjatë së cilës i riu deklaronte se kishte pësuar dëmtime në kokë dhe në qafë, se trupi po i dridhej dhe se kishte nevojë urgjente për ndihmë mjekësore.

Gjatë komunikimit me gazetarin, ai kishte shprehur gjithashtu frikën për t’u paraqitur në një spital shtetëror, pasi druhej se mund të arrestohej.

Redaksia e Publik Media do të vijojë të ndjekë zhvillimet lidhur me rastin, duke pasqyruar informacionet e mbërritura dhe duke ruajtur kujdesin për verifikimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.