Europa nuk është Rama, janë të rinjtë që po shembin kultin e individit
Publikuar nga Andi Myrta
… Doli budallai me filxhan kafeje dhe kishte zbuluar një dron me eksploziv mbi Kryeministrinë e tij. O budalla, ata dronë që ti i lëshon për të bërë spiunllëk janë simbole për propagandën tënde.
E para, ajo godinë ku ti pi kafe, me xhingla arixhinjsh në kyçe, nuk është e jotja, por e tyre. Kur i thanë Ronald Reganit “Ta gëzosh Shtëpinë e Bardhë”, ai u përgjigj: “Nuk është shtëpia ime, është e amerikanëve dhe unë thjesht jam një shërbëtor katërvjeçar”.
E dyta… Koha jote ka mbaruar, por truri yt i sëmurë nuk do ta pranojë, pasi ke mbaruar edhe si njeri. Ka mbaruar për gjithë establishmentin politik aktual, edhe për Berishën, kartën tënde prej floriri, mjetin e vetëm me të cilin i shkallove shqiptarët me emrin e tij.
Kjo që po ndodh në Shqipëri është një lëvizje totalisht e re, pasi nuk ka asgjë të krahasueshme me protestat politike që thërrisnit ju. Si, për shembull, 21 janari që përmende ti… Totalisht një degradim politik, me kurban politik, me dëshmorë politikë, etj.
Kjo është një lëvizje totalisht e re, ku për herë të parë qytetarët po i njësojnë veten me qytetarinë perëndimore, me demokracitë normale. Për herë të parë nuk kanë më drojë nga kulti i individit, nga bindjet politike apo përkatësitë familjare, nëse janë socialistë apo demokratë.
Bëjnë mirë ta vënë re këtë të gjithë ata, sidomos të rinjtë brenda forcave politike, që janë kthyer në vasalë të kultit të individit, duke postuar në internet fjalime sipas oreksit tënd.
Ashtu siç po ndodh tani, kur të gjithë ata poshtë teje, pa asnjë pikë përgjegjësie apo lidhjeje me realitetin, postojnë fjalimin tënd të radhës, moralin bajat të një budallai me kafe në dorë, ndërkohë që shoqëria ku jetojnë po transformohet.
Ti flet për Europën, ata janë Europa, bile më shumë se ajo: një vitalitet social, të cilit nuk i shkon për shtat kostumi i sektit tënd.
Qoftë e diela jote e fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



