Dhunë është arroganca e pushtetit!
Publikuar nga Andi Myrta
Çfarë është dhunë?
Dhunë është mosmbajtja e fjalës.
Dhunë është tallja me qytetarët.
Dhunë është mashtrimi publik.
Dhunë është arroganca e pushtetit.
Dhunë është ndryshimi i ligjit për të favorizuar një apo disa persona.
Dhunë janë ligjet e personalizuara.
Dhunë është mbushja e Kuvendit me analfabetë.
Dhunë është që deputetët t’i zgjedhë krimi.
Dhunë është grabitja e fondeve publike.
Dhunë është blerja e votës me paratë e votuesit.
Dhunë është kërcënimi me bukën e gojës për një votë.
Dhunë është përdorimi i administratës si pronë partie.
Dhunë është t’i marrësh qytetarit pronën.
Dhunë është ta detyrosh të riun të zgjedhë mes servilizmit dhe emigrimit.
Dhunë është ta lësh pensionistin të numërojë qindarkat, ndërsa ti numëron milionat.
Dhunë është t’i lesh spitalet publike pa ilaçe jetike e pajisje të domosdoshme diagnostikuese.
Dhunë është t’i japësh paratë e emergjencave Kanye West dhe t’i lesh emergjencat pa mjete e pa para.
Dhunë është t’i kërkosh qytetarit të respektojë ligjin që shkel vetë.
Dhunë është pandëshkueshmëria e të fortëve dhe ndëshkimi selektiv i të dobëtëve.
Dhunë është të përdorësh policinë për të mbrojtur pushtetin nga qytetarët.
Dhunë është të mos dëgjosh qytetarin kur flet dhe ta ndëshkosh kur bërtet.
Dhunë është ta trajtosh protestën si krim dhe korrupsionin si kosto qeverisjeje.
Dhunë është të nxjerrësh akte normative për të ndëshkuar revoltën, në vend që të adresosh shkaqet e saj.
Ah, po… dhunë është edhe gjuajtja me gurë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



