E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria e Tiranës hap 3 hetime ndaj policisë për dhunën gjatë protestave
Lajme

Prokuroria e Tiranës hap 3 hetime ndaj policisë për dhunën gjatë protestave

Prokuroria e Tiranës ka nisur tre hetime penale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, pas referimeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), lidhur me disa episode të ndodhura gjatë protestave të fundit.

Në fokus të hetimeve janë veprimet e efektivëve në dy raste konkrete, si dhe verifikimi i sjelljes së punonjësve të policisë në tërësi.

Një nga dosjet lidhet me shoqërimin e të riut që pësoi frakturë në këmbë gjatë protestës. Sipas të dhënave të bëra publike, i riu është shoqëruar nga policia në një moment kur ndodhej në gjendje të pandërgjegjshme.

Një hetim tjetër ka në qendër incidentin ndaj Muhamet Skanës, i cili u godit ndërsa ndodhej i rrëzuar në tokë, përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, dosja e tretë synon të verifikojë veprimet e të gjithë punonjësve të policisë, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe vlerësimin e sjelljes së tyre gjatë zhvillimeve të fundit.

Nisja e këtyre procedimeve vjen në një klimë të tensionuar pas përplasjeve gjatë protestave, ku veprimet e forcave të rendit dhe trajtimi i protestuesve kanë ngritur pikëpyetje që tashmë do të shqyrtohen nga organet e drejtësisë.

Hetimet do të shërbejnë për të sqaruar përgjegjësitë e mundshme penale në secilin prej rasteve, pa paragjykuar përfundimet që do të dalin nga procesi hetimor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.