E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Revolta e studentëve, OSBE/ODIHR: Hetohet përdorim i paligjshëm i forcës
Lajme

Revolta e studentëve, OSBE/ODIHR: Hetohet përdorim i paligjshëm i forcës

OSBE/ODIHR ka reaguar këtë të martë për situatën e krijuar gjatë tetë ditëve të protestave në Shqipëri, ku studentë, gjimnazistë dhe të rinj kanë dalë në rrugët e Tiranës kundër qeverisë. Organizata shpreh shqetësimin për raportimet mbi episodet e dhunës dhe përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, duke kërkuar ruajtjen e paqes dhe respektimin e të drejtave themelore.

Në reagimin e saj, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të shmangin përshkallëzimin e situatës. Një vëmendje e veçantë i kushtohet veprimeve të forcave të rendit, të cilat duhet të shmangin çdo përdorim të paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj qytetarëve që protestojnë.

Organizata thekson gjithashtu se çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur, për të garantuar llogaridhënien dhe respektimin e standardeve demokratike.

Reagimi i OSBE/ODIHR:

“Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen.

Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve, ndërsa çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur”.

Reagimi ndërkombëtar vjen në një kohë kur protestat kanë vijuar për tetë ditë radhazi, me tensione në disa zona të kryeqytetit dhe ndërhyrje të policisë për të shpërndarë turmat.

Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare të bëra publike, numri i personave të arrestuar në lidhje me protestat ka arritur në 271. Mes tyre raportohet se ka edhe shumë të mitur, çka e bën edhe më të ndjeshme situatën e krijuar pas përplasjeve të ditëve të fundit.

Thirrja e OSBE/ODIHR rikthen në vëmendje detyrimin për të garantuar të drejtën e qytetarëve për tubim paqësor, si dhe nevojën që çdo veprim i paligjshëm, pavarësisht autorit, të trajtohet përmes procedurave përkatëse ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.