FOTO/ Atentati te Komuna e Parisit, identifikohet viktima
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se është hapur zjarr ndaj një automjeti në zonën e Komunës së Parisit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Popi”.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një atentat, ndërsa raportohet për një viktimë si pasojë e të shtënave.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për viktimën e dyshuar, ndërsa rrethanat në të cilat është qëlluar drejt automjetit mbeten të paqarta.
Paraprakisht, dyshohet se një person u qëllua me plumb në kokë teksa po ecte në automjetin e tij “Gran Jeep Cherokee”.
Po ashtu, nuk ka ende informacione për identitetin e personave të përfshirë apo për autorët e mundshëm të ngjarjes. Priten informacione të mëtejshme nga autoritetet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin Ismet Habili pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



