E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau dy vëllezërit në Kamëz, Gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin
Lajme

Vrau dy vëllezërit në Kamëz, Gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe plagosjen e vëllait të tyre, Shefqet Islamaj, në zonën e Bathores, në Kamëz.

Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, Manzi është shprehur i penduar për ngjarjen e rëndë. Ndërsa përpara gjykatës nuk ka dhënë deklarime personalisht, duke paraqitur versionin e tij të ngjarjeve përmes avokatit mbrojtës.

Sipas pretendimeve të mbrojtjes, përplasja ka nisur pasi tre vëllezërit Islamaj dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj Manzit, motrës dhe nënës së tij. Sipas këtij versioni, ata janë goditur me sende të forta dhe leva.

Pas kësaj përplasjeje, 40-vjeçari pretendon se ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar ndaj vëllezërve Islamaj. Ky është versioni i paraqitur nga mbrojtja dhe pretendimet e tij mbeten për t’u vlerësuar gjatë hetimit dhe procesit gjyqësor.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 tetor në Bathore të Kamzës, ku të shtënat me armë zjarri u morën jetën Selam dhe Nazmi Islamajt. Vëllai i tyre, Shefqet Islamaj, mbeti i plagosur.

Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të konfliktit, dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë penale të personave të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.