…O Edvin, o Edvin, puna jote, afërim, gamor ti, gamor kush t’vuni, sot e nesër valon druni…
Publikuar nga Ergis Noka
500 mijë lekë gjobë kush ecën me duart në xhepa, 500 mijë lekë mësuesve që lejojnë nxënësit të ikin nga mësimi, 100 mijë lekë kush flet me zë të ulët, kush pëshpërit, 300 mijë lekë gjobë atyre që grupohen më shumë se 4 persona.
Që ti je gomar, tashmë e dinë edhe vetë ata që ke mbrapa, ata që rrahin, gjymtojnë… Shumë shpejt do ta gjesh…
Kam muaj që e them atë që ti e kërkon me çdo çmim një përplasje civile dhe deri diku ia ke arritur, të paktën sipërfaqësisht! Ajo që zien nën jorgan është e përmasave vullkanike dhe ti shumë shpejt do të kesh fundin e Nikola Çausheskut.
* Shqiptarë brenda apartamenteve tuaja, ju jeni 100% me studentët. Shumë më shkruani në Messenger, ashtu si edhe shumë studentë nga sheshi, që vetëm frikë nuk njohin. Jeni në anën e duhur të historisë. Në fund të fundit, ata janë e ardhmja e Shqipërisë. Kurrë nuk ka pasur brez më të bukur se ky i motit 2026. Kurrë… Ndaj shtyni dyert dhe bashkojuni bijve tuaj.
* Shqiptarë në diasporë, shteti i krimit shpërblen dhe paguan vasalë për të rrahur vajzat dhe djemtë tanë, vetëm për tekat e një psikopati që do vetëm të sundojë dhe që specifikisht kujdeset më shumë për tregjet e botës sioniste, arabe, ruso-sllave sesa për fëmijët tanë. Bashkohuni dhe hapni udhën e sponsorizimit për bijtë tanë. Një qeveri e kriminelit, ku as drejtësia nuk e merr mundimin të shpallë një akuzë përballë barbarisë policore, si tregues i vdekjes së demokracisë, meriton të rrëzohet!
* Ju, mender lidera të forcave politike, lërini për një ditë të vetme interesat e vogla të kalkulimeve politike dhe bashkohuni publikisht. Nuk është e nevojshme me deklarata, por me akte në sheshin e heronjve, qoftë edhe figurativisht.
* Ju, mender fetarë, që më shumë jeni islamistë të Arabisë sesa të Shqipërisë, apo ortodoksë ruso-sllavo-grekë, etj., apo katolikë të Vatikanit, bektashinj që gjoja doni vatanin… Dilni edhe ju bashkë, nëse vërtet jeni fetarë shqiptarë, sidomos kur grigjës xhandarmëria i hedh helm, u thyen gjymtyrët, u nxjerr sytë… U bashkuat në Paris për Charlie Hebdo më 2020, bashkohuni dhe marshoni për bijtë tuaj në Tiranë, ndryshe marrja ju shoftë!
* President, garant i Kushtetutës së shqiptarëve, nuk e di se çfarë të thotë gruaja në shtëpi, fëmijët… Nëse nuk do të shpëtosh nderin e Presidencës së shqiptarëve, për shkak se i detyrohesh gomarit Edi Rama, shpëto nderin tënd dhe të familjes. Është shumë e thjeshtë: sado të sundojë gomari, fundi është i pashmangshëm, por historia jo. Fëmijët e tu, nipërit dhe mbesat do të mburren nesër më shumë me një akt civil në mbështetje të popullit sesa kundër tij.
* Qofshi të bekuar ju të rinj që, plot vitalitet shqiptar, doni të ardhmen aty dhe dashuroni marrëzisht asgjë tjetër veç Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



