E shtunë, 21 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Policia pengon protestën, përplasje me studentët te “Rruga e Durrësit”
Lajme

Policia pengon protestën, përplasje me studentët te “Rruga e Durrësit”

Tensione janë shënuar mesditën e kësaj të shtune në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë, ku studentët që po protestonin janë përballur me ndërhyrjen e policisë.

Efektivët kanë ndërhyrë për të mos lejuar zhvillimin e tubimit në këtë segment të kryeqytetit, duke i shtyrë të rinjtë drejt trotuarit. Situata është shoqëruar me përplasje mes studentëve dhe uniformave blu.

Lëvizja e studentëve vjen në kuadër të protestave kundër qeverisë. Të rinjtë vijojnë organizimin dhe mobilizimin në universitete, ndërsa kanë paralajmëruar një protestë kombëtare më 28 nëntor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.