Protestuesit zbarkojnë te Kryeministria, digjen karriget e vendosura për dialog
Protestuesit janë mbledhur pasditen e kësaj të diele para Kryeministrisë në Tiranë, ku kanë djegur karriget e vendosura për dialog me studentët.
Ngjarja vjen një ditë pas protestës së së shtunës, e cila u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, dëmtime të pronës publike e private dhe persona të lënduar.
Karriget e vendosura si simbol i dialogut janë kthyer në objekt të veprimit të protestuesve, ndërsa tubimi vijon para godinës së qeverisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



