E martë, 27 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen detajet, si mbeti i plagosur këngëtari në Shkodër
Lajme

Zbardhen detajet, si mbeti i plagosur këngëtari në Shkodër

Këngëtari Taulant Hoti është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:40, në ambientet e jashtme të një lokali, ndërsa i riu është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, Hoti ka marrë një plumb në këmbë dhe po merr ndihmë mjekësore. Raportohet se ai mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, por gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht.

Dyshohet se gjithçka nisi pas një konflikti

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se plagosja mund të ketë lidhje me një konflikt të ndodhur dy ditë më parë. Sipas raportimeve, këngëtari kishte qenë duke kënduar pranë lokalit ku ndodhi ngjarja.

Sot, një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur në këmbë. Megjithatë, motivet e sulmit dhe lidhja e mundshme me konfliktin e mëparshëm mbeten për t’u verifikuar nga hetimet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.