E martë, 27 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida nuk është rrëzuar nga shkallët e Top-it, i ra të fikët te dhoma e grimit
Lajme

Grida nuk është rrëzuar nga shkallët e Top-it, i ra të fikët te dhoma e grimit

Në rrjet po qarkullon një lajm se Grida Duma është rrëzuar dhe ka rënë pa ndjenja në shkallët e Top Channel-it, dhe se është dërguar në spital. Një burim i tha redaksisë sonë se Gridës, ndërsa ishte ulur në poltronën e grimit para se të hynte në emision, i ka rënë të fikët. Pas ndihmës së shpejtë ajo është përmendur, por nuk ka qenë në gjendje të futej në studio, ndaj u anulua edhe emisioni “Top Story” në Top Channel, më 27 tetor 2026.

Thuhet se Grida po mban një dietë të fortë për ta mbajtur trupin në formë dhe kjo mund t’i ketë shkaktuar komplikacione.

Grida po mundohet të mbajë pak balancën politike “kundra” qeverisë,duke mbështetur protestën me disa të rinj që i mbledh të martën, por kjo duket e sforcuar, pasi një emision tjetër i Top-it godet ish-zëvendëskryeministren Balluku, së cilës po i njëjti televizion i thurte dikur lavde.

Pakënaqësitë kanë lidhje me Ergys Agasin. Një burim nga BKH i tha korrespondentit tonë se disa videot dhe SMS, e implikojnë Agasin me drejtues dhe me moderatoren e këtij televizioni. Për dy fletëthirrjet për t’u paraqitur në SPAK, duket se është CEO i ketij televizioni e ka justifikuar me arsye për një moment tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.