E martë, 27 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taksat e Ramës për biznesin ia kalojnë edhe Suedisë: 50%
Lajme

Taksat e Ramës për biznesin ia kalojnë edhe Suedisë: 50%

Klodian Tomorri

Kur e rriti pragun e TVSH-së në 10 milionë lekë, tha që po e bëj për të luftuar informalitetin. Tani që po e ul në 5 milionë, thotë prapë që po e bëj për të luftuar informalitetin.

Kur e uli para rritjes, tha prapë që po luftoj informalitetin, vetëm se e formuloi ndryshe: për të ndihmuar në formalizimin e bizneseve.

Ndërkohë, profesionistët e lirë, me uljen e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë xhiro vjetore, sakatohen. TVSH-ja 21 për qind shkon drejtpërdrejt si taksë mbi xhiron.

Nëse kësaj i shton taksat e bashkisë dhe sigurimet, atëherë shkon rrumbullak 50 për qind. Të keqen e Suedisë.

Kontabilisti, avokati, mjeku, dentisti, arkitekti, inxhinieri, agjenti imobiliar, gazetari dhe fotografi freelance, eksperti vlerësues etj., etj., etj. do të punojnë një ditë për vete dhe një ditë për qeverinë.

Të merr shteti gjysmën e xhiros si taksë, por pastaj, kur vjen puna për spital, larg qoftë, të thotë: “Paguaj cik, po nuk e pate bezdi.”

Po e ngrite zërin dhe dole në protestë, të rreh me shkop gome, të mbyt me gaz ose të rras plumbin e gomës në ballë.

Pra, paguan 50 për qind taksë që të rrihesh dhe të pallohesh nga qeveria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.