E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma acaron deputetët e PS: Nuk jeni burra! Në mbrojtje u del Elisa Spiropali
Lajme

Grida Duma acaron deputetët e PS: Nuk jeni burra! Në mbrojtje u del Elisa Spiropali

omisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale është përshirë në debate teksa në rendin e ditës ishte drafti për statusin e minatorëve. Në debat kanë marrë pjesë kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe deputetja e PS Elisa Spiropali, por edhe deputetja e PD-së Grida Duma e cila u është drejtuar deputetëve socialistë me shprehjen “ju s’jeni burra”. Në mbrojtje të socialisteve ka dale Spiropali.

Balkanweb ka zbardhur debatin e plotë:

Përparim Spahia: Qeveria në 2013 premtoi se brenda 6 muajve do të miratonte statusin e minatorëve po kanë kaluar 5 vite dhe qeveria nuk e ka bërë. Madje sot po rrëzon edhe draftin e propozuar që u vjen në ndihmë shtresës më të përvuajtur minatorëve. Qeveria i ka cilësuar si prioritet minatorët po nuk po i trajton si të tillë.

Vasili replikë me deputetët e shumicës: Nisma është depozituar që në kohën kur ishim me ju në qeveri, pra qeveria kishte konfigurim tjetër. Është një evazivitet i qeverisë që nuk shprehet qartë. Jemi të vonuar për këtë status. Vasili drafti i plotë ka një faturë financiare të mirë përcaktuar që vlerësohet në 15 milion euro. Ndërsa qeveria kthen përgjigje, kemi rezerva.

Elisa Spiropali: Që në krye të herës kemi treguar gatishmërinë. Flisni për protestën e minatorëve po në atë protestë nuk kishte asnjë minator, ajo ishte një protestë politike për disa halle politikanësh. Ministria e Drejtësisë e cilëson draftin antikushtetues, kaq mjafton.

Petrit Vasili: Kjo që po thoni është përdorim privat i këshillit të ministrave.

Elisa Spiropali: Ju keni pika të qarta që qeveria me VKM saktëson se ku është antikushtetushmëria. Ne si maxhorancë nuk miratojmë një ligj të çalë antikushtetues.
Përparim Spahiu: Ju si qeveri bëni politikë me ligjet. Miratuat ligjin për naftëtarët morët 10 deputetë dhe i latë naftëtarët rrugës. Ndërsa për minatorët asgjë, të presim vitin tjetër ligjin e qeverisë. Mos u mërzisni se në protestë do t’i keni edhe minatorët.

Grida Duma: Qeveria për turp. Qeveria me VKM po u thotë minatorëve që drafti ka kosto financiare dhe nuk e miratojmë.

Duma-deputetëve socialistë: Ju nuk jeni as burra.

Spiropali: Unë kam qenë në protestat e minatorëve që në 2007.

Duma: Ju shkoni te minatorët për fushatë. Votojeni dhe e plotësojmë ligjin rrugës.

Spiropali: Folët për çdo gjë, për burrërinë e kolegëve, për naftëtarët, por jo për minatorët

Ilir Pendavinji: Kur ia ke provuar deputetëve burrërinë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.