E enjte, 29 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Studentët mblidhen te Ministria e Arsimit dhe kërkojnë largimin e Ramës
Lajme

Studentët mblidhen te Ministria e Arsimit dhe kërkojnë largimin e Ramës

Protesta studentore kundër qeverisë ka hyrë këtë të enjte në ditën e 17-të, ndërsa të rinjtë janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, në Tiranë.

Pamjet nga protesta tregojnë grumbullimin e studentëve përpara godinës së institucionit, ku vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të kërkojnë ndryshime në drejtimin e vendit.

Një nga kërkesat kryesore të protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Studentët kanë vijuar të mbajnë këtë qëndrim, duke refuzuar ofertat për dialog me kreun e qeverisë.

Pas më shumë se dy javësh protestash, grumbullimi i sotëm para Ministrisë së Arsimit shënon një tjetër ditë të mobilizimit të të rinjve, të cilët kërkojnë që zëri dhe kërkesat e tyre të merren në konsideratë.

Protesta vijon në një klimë tensionesh mes studentëve dhe qeverisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë një rrugë komunikimi për kapërcimin e situatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.