E enjte, 29 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe 6 deputetëve të tjerë të PD-së
Lajme

PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe 6 deputetëve të tjerë të PD-së

Tensionet e regjistruara në seancën plenare të 29 tetorit kanë sjellë kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste për masa disiplinore ndaj shtatë përfaqësuesve të opozitës, mes tyre kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Deputetët socialistë i janë drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend, duke kërkuar përjashtimin e Berishës për 10 ditë, ndërsa për gjashtë deputetë të tjerë demokratë propozohet masa më e rëndë, me 60 ditë përjashtim nga punimet parlamentare.

Në rastin e Berishës, kërkesa lidhet me deklaratat e tij gjatë seancës, të cilat përfaqësuesit e PS-së i konsiderojnë nxitëse të dhunës. Ndërsa për deputetët e tjerë, socialistët pretendojnë se gjatë zhvillimeve në Kuvend janë kryer veprime që cenojnë rregulloren parlamentare, përfshirë përdorimin e mjeteve piroteknike dhe hedhjen e sendeve të forta.

Deputetët ndaj të cilëve kërkohen masa disiplinore

Sipas kërkesës së depozituar pranë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, masat e propozuara janë:

  • Sali Berisha – përjashtim për 10 ditë.
  • Bledion Nallbati – përjashtim për 60 ditë.
  • Ivi Kaso – përjashtim për 60 ditë.
  • Blendi Himçi – përjashtim për 60 ditë.
  • Xhelal Mziu – përjashtim për 60 ditë.
  • Albana Vokshi – përjashtim për 60 ditë.
  • Klodiana Çapja – përjashtim për 60 ditë.

Kërkesa e socialistëve vjen pas një seance të shoqëruar me përplasje politike dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës. Propozimet për përjashtim do të shqyrtohen nga strukturat përkatëse të Kuvendit, të cilat do të vendosin për masat disiplinore ndaj deputetëve të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.