E enjte, 29 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pronë private e Mateo Borrit”, Brikena i vë “flakën” rrjetit me bluzën e saj
Lajme

“Pronë private e Mateo Borrit”, Brikena i vë “flakën” rrjetit me bluzën e saj

Një bluzë me një mesazh provokues ka mjaftuar që Brikena të rikthejë vëmendjen te marrëdhënia e saj me Mateo Borrin, por këtë herë postimi nuk ka kaluar pa polemika. Shprehja e stampuar në veshjen e saj ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ku diskutimi është zhvendosur nga romanca e çiftit te kuptimi i mesazhit që ajo ka zgjedhur të përcjellë.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Brikena është shfaqur me një bluzë të bardhë, ku shkruhej: “Jam pronë private e Mateo Borrit”. Krahas fotos, ajo ka shtuar edhe pyetjen: “Kur do ta kuptoni?”, duke iu drejtuar atyre që vijojnë të komentojnë raportin e saj me Mateon.

Postimi duket si një përgjigje ndaj diskutimeve të vazhdueshme për çiftin, por formulimi i përdorur ka hapur një debat më të gjerë. Në qendër të vëmendjes nuk është më vetëm marrëdhënia e dyshes, por edhe mënyra se si shprehje të tilla interpretohen kur bëhet fjalë për dashurinë dhe lirinë individuale.

Xheneta Fetahu kundër mesazhit të Brikenës

Reagimi më i fortë ka ardhur nga Xheneta Fetahu, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova 3”. Pa e përmendur drejtpërdrejt Brikenën, ajo ka kundërshtuar idenë e paraqitjes së një personi si pronë e partnerit, duke e lidhur reagimin e saj me ngjarjen tragjike të Arlinda Zekajt në Pejë.

Në një reagim publik, Xheneta shkroi:

“Kosova hala e tronditun prej rastit të Arlindës, e dikush sot na del me ‘jam pronë e të dashurit’. WTF, moj motër?! Njeri s’osht pronë as e prindit t’vet, e le mo e dashurit!”

Ajo vijoi duke theksuar se dashuria nuk duhet të ngatërrohet me pronësinë dhe se një marrëdhënie nuk i jep askujt të drejtën të pretendojë se partneri i përket.

“Dashnia s’osht pronësi, e lidhja s’ta jep të drejtën me pretendu që dikush t’përket ty. Pikërisht këto mentalitete duhet me i thy, jo me i romantizu”, u shpreh ish-banorja e BBVK-së.

Në përfundim, Xheneta nënvizoi se partnerët duhet të jenë të barabartë në një marrëdhënie, pa pretendime pronësie ndaj njëri-tjetrit.

“Na duhet me kuptu që partner jemi, jo pronarë të njani-tjetrit”, përfundoi ajo.

Mateo Borri i përgjigjet postimit me një zemër dhe një dry

Ndërkohë, Mateo Borri ka zgjedhur të reagojë në mënyrën e tij. Ai ka ripublikuar fotografinë e Brikenës në InstaStory, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe dhe një dry me çelës.

Mateo nuk ka dhënë një koment të drejtpërdrejtë për polemikat e krijuara dhe as nuk i është përgjigjur publikisht kritikave të Xhenetës.

Kështu, një postim që duket se synonte t’u jepte fund aludimeve për marrëdhënien e çiftit, është kthyer në një debat për mënyrën se si shprehet dashuria dhe kufirin mes një mesazhi romantik dhe një koncepti që mund të interpretohet si pronësi mbi partnerin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.