E premte, 30 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen Fjoralba Ponari: 1 miliard euro vjedhje dhe kërkojnë taksa të reja
Lajme

Shpërthen Fjoralba Ponari: 1 miliard euro vjedhje dhe kërkojnë taksa të reja

Moderatorja dhe influencerja Fjoralba Ponari ka reaguar ashpër ndaj politikave fiskale të qeverisë së Edi Ramës, duke ironizuar njëkohësisht edhe akuzat për abuzime me tenderat ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Ponari ka vënë në qendër të reagimit të saj shifrën prej 1 miliard eurosh, e cila është përmendur në lidhje me dyshimet për abuzime me procedurat e prokurimit publik ku përfshihet Balluku.

Për të ilustruar përmasat e kësaj shume, influencerja ka bërë një përllogaritje që e kthen shifrën marramendëse në një shembull konkret të përditshmërisë.

Ajo ka theksuar se një personi do t’i duheshin plot 55 vite për të shpenzuar 1 miliard euro, nëse do të konsumonte çdo ditë nga 50 mijë euro, pa fituar ndërkohë asnjë të ardhur tjetër.

“Dje po shihja deklaratën e Lalës për ish-numrin dy të qeverisë, që akuzohet për abuzime me tendera, deri në vlerën e 1 miliard eurove. Një miliard euro. Njëshi me nëntë zero mbrapa. E di sa i duhet një njeriu që të shpenzojë 1 miliard euro? I duhen 55 vite jetë, ku çdo ditë të shpenzojë 50 mijë euro. Pa bërë asgjë, pa shtuar as edhe një cent në pasurinë e saj. 55 vite, ku ditën duhet ta ketë kuotën e shpenzimeve 50 mijë euro. Ejj…”, shprehet Ponari.

Por kritikat e saj nuk janë ndalur vetëm te çështja e Ballukut. Moderatorja ka drejtuar gishtin edhe nga paketa e re fiskale e qeverisë, duke kundërshtuar planet për vendosjen e taksave të tjera, në një kohë kur qytetarët dhe bizneset përballen me barrën ekzistuese fiskale.

“Me pafytyrësinë më të madhe, propozojnë taksa të tjera!”, shkruan ajo, duke shoqëruar reagimin me një tjetër mesazh ironik ndaj qeverisë Rama.

Një prej çështjeve që ka ngjallur diskutime në kuadër të ndryshimeve të propozuara është edhe taksimi i influencerave, kategori ku përfshihet edhe vetë Ponari.

Reagimi i saj vjen në një klimë të shtuar pakënaqësie ndaj politikave ekonomike dhe vendimmarrjes së qeverisë, ndërsa debati për paketën fiskale po zhvendoset edhe në rrjetet sociale, ku zërat kritikë po kundërshtojnë zgjerimin e barrës tatimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.