E hënë, 2 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
President “Sheqeri” dekreton ndarjen e re territoriale të Shqipërisë
Lajme

President “Sheqeri” dekreton ndarjen e re territoriale të Shqipërisë

Vendi zyrtarisht me 46 bashki

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin që përcakton ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, duke i hapur rrugë ndryshimit të strukturës së qeverisjes vendore. Me këtë reformë, vendi do të kalojë nga 61 në 46 bashki, duke reduktuar me 15 numrin e njësive vendore.

Bëhet fjalë për ligjin nr. 100/2026, me titull “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, të cilin kreu i shtetit e ka shpallur përmes dekretit të datës 2 nëntor 2026.

Ndryshimi i hartës administrative do të reflektohet edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2027. Në këtë proces zgjedhor, qytetarët do të votojnë për kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë mbi bazën e organizimit të ri territorial.

Në aktin presidencial, Begaj i referohet neneve 84, pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, për të dekretuar shpalljen e ligjit nr. 100/2026.

Me hyrjen në fuqi të ndarjes së re, numri i bashkive në Shqipëri do të jetë 46, nga 61 që funksionojnë aktualisht. Kështu, reforma sjell një riorganizim të rëndësishëm të pushtetit vendor, me 15 bashki më pak në të gjithë vendin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.