E enjte, 12 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Xhemi Shehu i jep fund aventurës në Top Channel, zbulohet se ku do e shohim së shpejti
Lajme

Xhemi Shehu i jep fund aventurës në Top Channel, zbulohet se ku do e shohim së shpejti

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu nuk do të jetë pjesë e asnjë prej programeve të Top Channel gjatë këtij sezoni televiziv. Pas largimit nga dy formate të njohura të ekranit, “Portokalli” dhe “Fiks Fare”, ajo duket se po përgatitet të eksplorojë një tjetër dimension të karrierës së saj artistike.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat rozë, Xhemi Shehu pritet të jetë pjesë e kastit të filmit të ri të regjisorit Eduart Grishaj, një projekt që do të prodhohet nga Arbana Osmani, mikeshë e afërt e moderatores.

Kështu, pas një karriere të gjatë në televizion, Xhemi mund të shfaqet së shpejti në një rol krejt të ndryshëm, këtë herë përpara kamerave të kinemasë dhe jo në pozicionin e moderatores.

Një tjetër emër i njohur që përmendet në kastin e këtij produksioni është aktori Jul Deda. Nëse pjesëmarrja e të dyve konfirmohet, ata do të rikthehen në një projekt të përbashkët, pasi kanë bashkëpunuar më herët në drejtimin e emisionit investigativ “Fiks Fare”.

Për momentin nuk janë bërë publike detaje mbi rolin që pritet të interpretojë Xhemi Shehu, ndërsa as vetë produksioni nuk ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e saj.

Mbetet për t’u parë nëse ky do të jetë një kapitull i ri në karrierën e moderatores, e cila pas largimit nga ekranet e Top Channel mund të rikthehet para publikut përmes një projekti kinematografik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.