Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët
Publikuar nga Ergis Noka
Mbledhja e fundit e socialistëve në brigjet e gjirit oligarkik të Lalëzit tregoi se Edi Rama po sillet edhe me partinë po me të njëjtin stil si ndaj flamingove dhe studentëve. Si kryeministër ai urdhëroi gjoba dhe dhunë kundër atyre që zgjodhën të protestonin, ndërsa shpërbleu lakejtë me uniformë që i qëndruan besnikë.
Si kryetar i PS, ai shpërndau poste dhe lavdërime për kryepolicin Ervin Demo, për Albana Koçiun, që guxoi të kërcënonte prindrit me moskthimin e fëmijëve të tyre në shtëpi, ndërsa, nga ana tjetër, ndëshkoi të pabindurit.
Erion Veliaj nuk do jetë më drejtues i qarkut të Tiranës, pasi ka guxuar ta sfidojë hapur ish “mentorin” e tij. Elisa Spiropali u përjashtua nga forumet drejtuese, pasi nuk shërben më si pasqyra para së cilës Skënderbeut i pëlqente të shikohej. Plarent Ndreca e hëngri vetëm se guxoi të vijonte zanatin, si mbrojtës i kryebashkiakut të burgosur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



