Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës
Luiza Gega ka triumfuar në Maratonën e Tiranës, duke u shpallur fituese në kategorinë e femrave në garën e plotë prej 42 kilometrash.
Atletja shqiptare e përfundoi garën me kohën 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda, duke lënë pas rivalet dhe duke siguruar vendin e parë në këtë edicion të aktivitetit sportiv që zhvillohet në kryeqytet.
Një tjetër rezultat i rëndësishëm për Gegën, e cila vijon të përfaqësojë atletikën shqiptare në aktivitete të rëndësishme sportive.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



