E mërkurë, 18 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Rikthehet malaria në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë, dyshohet dhe për një tjetër
Lajme

Rikthehet malaria në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë, dyshohet dhe për një tjetër

Një rast me malarie është konfirmuar në Shqipëri, duke rikthyer vëmendjen te një sëmundje infektive që prej dekadash nuk qarkullon në mënyrë endemike në vendin tonë. Pacienti i diagnostikuar është shtetas i huaj dhe aktualisht ndodhet i izoluar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Sipas informacioneve të bëra publike, gjendja e pacientit po monitorohet nga bluzat e bardha, ndërsa ndaj tij po ndiqet trajtimi përkatës. Paralelisht, autoritetet shëndetësore kanë dyshime edhe për një rast të dytë të mundshëm, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë rast.

Rasti i identifikuar ka ngritur interesin mbi situatën epidemiologjike dhe rrezikun e rikthimit të kësaj sëmundjeje në Shqipëri. Megjithatë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, rastet e evidentuara ndër vite kanë qenë kryesisht të importuara, të lidhura me persona që kanë udhëtuar ose kanë ardhur nga vende ku malaria është e përhapur.

Malaria është një sëmundje infektive parazitare që transmetohet te njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Ajo mund të shfaqet me temperaturë të lartë, të dridhura, djersitje, dhimbje koke dhe dobësi të përgjithshme.

Në rastet kur diagnostikimi dhe trajtimi vonohen, sëmundja mund të shkaktojë komplikacione serioze dhe të rrezikojë jetën e pacientit.

Për momentin, rasti i konfirmuar po trajtohet në strukturën e specializuar të Infektivit, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse dyshimet për një pacient të dytë do të konfirmohen nga analizat mjekësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.