Kuvendi diskuton Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, Spiropali mungon në seancë
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare të kësaj të mërkure, ku në qendër të diskutimeve janë projektbuxheti për vitin 2027 dhe Paketa Fiskale.
Vëmendje ka tërhequr mungesa e deputetes socialiste Elisa Spiropali, e cila nuk është paraqitur në sallën e Parlamentit deri në momentin e nisjes së diskutimeve.
Mungesa e saj vjen pak ditë pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, ku u mor vendimi për përjashtimin e Spiropalit nga të gjitha forumet drejtuese të partisë.
Deri më tani nuk ka një reagim publik nga deputetja lidhur me arsyet e mospranisë në seancën e sotme.
Ndërkohë, punimet parlamentare vijojnë me shqyrtimin e projektbuxhetit dhe paketës që përcakton politikat fiskale për vitin e ardhshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



