Dyshohet për abuzim seksual me të miturën, arrestohet 32-vjeçari; nën hetim 46-vjeçarja
Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Lezhës, në lidhje me një rast të dyshuar të abuzimit seksual ndaj një vajze të mitur.
Ngjarja u bë publike pas transmetimit, më 17 nëntor, të një materiali në emisionin investigativ “Stop”. Pas këtij denoncimi, Policia e Lezhës ka nisur verifikimet dhe veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dy shtetas janë arrestuar në lidhje me këtë çështje, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe rolin e secilit prej tyre.
Në pranga ka përfunduar një 32-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në abuzimin seksual me të miturën, ndërsa një 46-vjeçare është gjithashtu nën hetim për rastin.
Materialet procedurale i janë referuar organeve të drejtësisë për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



