“Jam Edi Rama, më jep 1 milion euro”, si tentoi 25-vjeçari Albi Muça të mashtronte ndërtuesin
Një 25-vjeçar, i identifikuar si Albi Muça, dyshohet se ka tentuar të mashtrojë një biznesmen të sektorit të ndërtimit, duke u prezantuar si kryeministri Edi Rama dhe duke i kërkuar një shumë prej 1 milion eurosh.
Sipas pretendimeve të bëra publike, i riu ka përdorur identitetin e kryeministrit për të krijuar besueshmëri te ndërtuesi dhe për ta bindur atë të dorëzonte shumën e konsiderueshme të parave.
Rasti ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është tentuar të realizohet mashtrimi dhe mbi përdorimin e emrit të një prej figurave më të larta të shtetit për të përfituar financiarisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



