Avokati i akuzuar për vjedhje pronash, mbron humbësin në SPAK
Ish-kandidati për kryetar të Bashkisë Himarë, Petro Gjikuria, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme, për t’u interesuar mbi kallëzimin e tij lidhur me zgjedhjet e kaluara vendore. Gjikuria humbi garën përballë kryebashkiakut aktual, Vangjel Tavo, me një diferencë prej 1 477 votash.
Por, vëmendje ka tërhequr personi që e shoqëronte në SPAK, avokati Marin Suli. Sipas një artikulli të publikuar në media, Suli është një emër i njohur në Himarë për marrëdhëniet e tij financiare me Greqinë, ndërsa ndaj tij ngrihen pretendime për përfshirje në çështje të pronave në bregdetin shqiptar.
Artikulli pretendon se Suli është përfshirë në vjedhjen e pronës së një banori të Himarës, duke e cilësuar këtë si një rast të dokumentuar zyrtarisht. Kështu, shoqërimi i Gjikurias në SPAK nga një person që përballet me të tilla akuza është kthyer në objekt ironie dhe polemikash.
Një kontrast që ngre pikëpyetje mbi zgjedhjen e përfaqësuesit ligjor nga ish-kandidati, i cili kërkon drejtësi për pretendimet e tij lidhur me procesin zgjedhor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



