E premte, 20 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Alarm për bombë në avionin Manchester-Tiranë, panik mes pasagjerëve në Rinas
Lajme

Alarm për bombë në avionin Manchester-Tiranë, panik mes pasagjerëve në Rinas

Momente paniku janë regjistruar në një avion të kompanisë ajrore Ryanair, i cili udhëtonte nga Manchesteri drejt Tiranës, pasi në bord u gjetën mesazhe që paralajmëronin për praninë e një bombe.

Sipas informacioneve, kanë qenë vetë pasagjerët ata që kanë konstatuar shënimet kërcënuese në letrat e tualetit të avionit. Zbulimi i tyre ka shkaktuar shqetësim dhe tension gjatë fluturimit, duke vënë në lëvizje menjëherë autoritetet e sigurisë.

Avioni është ulur në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku pasagjerët janë nxjerrë nga bordi dhe kanë nisur kontrollet e imtësishme për të verifikuar nëse kishte lëndë shpërthyese.

Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet, nuk është konstatuar asnjë mjet shpërthyes në avion. Kështu, alarmi për bombë rezultoi fals.

Incidenti në Rinas vjen në një kohë kur disa aeroporte dhe fluturime në vende të ndryshme të Evropës janë përballur me kërcënime të ngjashme për bomba, të cilat deri më tani kanë rezultuar të rreme.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.