Denoncimi për Zhaneta Beqirin: Më e vështirë të regjistroje fëmijën në çerdhe, se të gjeje punë
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Publik.al lidhur me Zhaneta Beqirin, ish-drejtoreshën e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, emri i së cilës është rikthyer në vëmendje pas shkarkimit të saj nga detyra.

Në mesazhin e dërguar në redaksi, qytetari ngre pretendime për mënyrën se si funksiononte administrimi i institucioneve të përkujdesjes për fëmijët gjatë kohës kur Beqiri ishte në krye të këtij institucioni. Ai sugjeron që të zhvillohet një anketim me prindërit, për të marrë vlerësimet e tyre mbi shërbimet në çerdhe dhe kopshte.
Një tjetër shqetësim i ngritur në denoncim lidhet me largimet nga puna të punonjësve. Sipas qytetarit, në këto institucione janë punësuar persona nga Saranda dhe Konispoli, ndërsa ai shpreh pakënaqësi edhe për procedurat e regjistrimit të fëmijëve në çerdhe.
“Për të regjistruar fëmijën në çerdhe ishte më e vështirë se të futesh në punë”, thuhet në mesazhin e mbërritur në redaksinë tonë.
Publik.al fton prindërit që kanë pasur eksperiencë me çerdhet dhe kopshtet publike të Tiranës, si dhe ish-punonjësit e këtyre institucioneve, të ndajnë përvojat dhe shqetësimet e tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



