Konfirmohet vendimi i “Skënderbeut”, “Mamica” përjashtohet nga grupi parlamentar i PS-së
Elisa Spiropali nuk do të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Deputetët socialistë kanë konfirmuar vendimin për përjashtimin e saj, duke formalizuar kështu qëndrimin e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama.
Vendimi vjen pas disa ditësh paqartësie mbi të ardhmen politike të ish-kryetares së Kuvendit brenda Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Rama kishte kërkuar largimin e Spiropalit nga forumet drejtuese dhe strukturat partiake.
Tashmë, me konfirmimin nga Grupi Parlamentar, vendimi shtrihet edhe në përfaqësimin e saj brenda strukturës parlamentare të socialistëve.
Largimi i Spiropalit shënon një zhvillim të ri në marrëdhëniet e saj me drejtimin e Partisë Socialiste, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë pozicionimi i saj politik dhe parlamentar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



