E martë, 24 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Poli i Dijes, “hoteli” i radhës nga taksapaguesit korçarë…
Lajme

Poli i Dijes, “hoteli” i radhës nga taksapaguesit korçarë…

Më 24 Qershor të këtij viti, u njoftua nga Kryeministri Rama dhe vasalët e tij Niko e Raqka C.o, përfundimin e punimeve në të ashtuquajturin “Poli i Dijes”, një tjetër investim me një vlerë prej rreth 4 milonë eurosh, e që na u prezantua si revolucion për arsimin dhe të rinjtë e Korçës…

Pyetja që kisha unë dhe shumë të tjerë ishte nëse do të ishte vërtet një institucion arsimi, apo po ndërtohej që të kishte një tjetër destinacion…

Këtë “film” e pamë njëherë me ish-maternitetin e qytetit që u transformua në Shkollë Turizmi, u promovua si investim strategjik për arsimin profesional dhe përgatitjen e brezave të rinj, poooor që përfundoi në një super hotel që mban emrin “Mik Hotel”.

Na folën për auditorë modernë, laboratorë bashkëkohorë dhe biblioteka model…ndërsa sot, pas 5 muajsh, edhe pse ka përfunduar nuk është vënë asnjë ditë në funksion si institucion arsimor, ndërkohë drejtuesit në Bashkinë Korçë, të pyetur nga këshilltarët, nuk japin asnjë përgjigje se cili do të jetë destinacioni i këtij objekti.

Ore këta të “ripjerdhjes” ecin me plan për xhepat e tyre e kjo nuk do mend…Shqipëria po vuan nga mungesa e të rinjve, në Korçë për “meritën” e tyre mbizotëron mosha e tretë, se të rinjtë ikën nga sytë këmbët…e këta na flasin për “Pol të ri dijesh”… Nikooo ta gëzosh hotelin e ri!

P.S: Mos u çudisni kur të shihni në Booking, Polin e Dijes!/Eduart Bardhushi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.