E martë, 24 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Artan Hoxha: Spiropali s’ka mbështetje, po e faktorizojnë kot
Lajme

Artan Hoxha: Spiropali s’ka mbështetje, po e faktorizojnë kot

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit ishte në qendër të diskutimit në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku gazetari Artan Hoxha e cilësoi situatën si një “show” politik dhe vuri në dyshim mundësinë që ish-kryetarja e Kuvendit të përballet realisht me kreun e Partisë Socialiste.

Sipas Hoxhës, Spiropali nuk ka mbështetjen e nevojshme brenda PS-së dhe as fuqinë politike për të sfiduar Ramën. Ai argumentoi se karriera e saj politike është ndërtuar falë promovimit të drejtpërdrejtë nga kryeministri, ndërsa shumë socialistë të tjerë, me më shumë kontribute në parti, janë lënë jashtë garës.

Gazetari u ndal edhe te reagimi i Ramës ndaj Spiropalit, duke thënë se ky qëndrim po i jep asaj më shumë rëndësi politike nga sa ka realisht brenda strukturave socialiste.

Gjatë diskutimit, Demalia ndërhyri për të komentuar mënyrën se si media trajton përplasjet brenda PS-së, ndërsa Ylli Rakipi ngriti pikëpyetje mbi përgjegjësinë e gazetarëve dhe ndikimin e tyre në karrierat politike.

Pjesë e plotë nga diskutimi në studio:

Hoxha: E di ti kush e merrte rrogën te Kuvendi kur ishte Spiropali? Ka qenë Knut Fleckenstein. Unë e kam dëgjuar këtë pjesë: e ka fajin populli, e ka partia. Kush e ka marrë Elisën nga MJAFT dhe e ka sjellë këtu, e ka bërë vetëm Edi Rama. Elisa nuk ka bërë garë në PS. Këtë e ka marrë Edi Rama. I vetmi njeri që e ka marrë këtë është Edi Rama. Këtë zonjën e ka bërë Edi Rama drejtoreshë të Doganave.

Demalia: Ka qenë përpara?

Hoxha: Ore, je në vete ti mo? Kjo zonja u mor nga jashtë dhe u implementua në trupin e PS-së nga Edi Rama. Shumë socialistë të tjerë, me kontribute më të mëdha, u nxorën nga gara që të vendosje aty Elisa Spiropalin. Njeriu që e ka promovuar Spiropalin është Edi Rama. Ajo nuk mund të bëjë luftë me Edi Ramën. Nuk ka as këllqe, as mundësi, as projekte. Atë sot e ka faktorizuar reagimi i Ramës, që mua më duket i palogjikshëm.

Rakipi: Nuk mund të merret?

Hoxha: Po çfarë mbështetjeje ka Spiropali në PS? Ti, duke e përjashtuar nga grupi, e faktorizon kot atë. Aq shumë në delir është sa thotë: përgjigjen do ta merrni nesër.

Për Hoxhën, pra, reagimi i kryeministrit ndaj Spiropalit po i shërben kësaj të fundit për të marrë më shumë vëmendje politike, edhe pse, sipas tij, ajo nuk ka një bazë të mjaftueshme mbështetjeje brenda Partisë Socialiste për të kthyer pakënaqësinë në një sfidë reale ndaj Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.