E enjte, 26 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Pushtetin e ke kthyer në pronë private
Lajme

Spiropali shpërthen ndaj Ramës: Pushtetin e ke kthyer në pronë private

Elisa Spiropali ka ashpërsuar qëndrimet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e bërë atë përgjegjës për problematikat e sistemit politik dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit në vend.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Spiropali foli për deformimin e votës, ndikimin e pushtetit në proceset zgjedhore dhe nevojën për një reformë të thellë të sistemit elektoral.

Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën se si mazhoranca ka përballuar protestat, duke deklaruar se duhej të kishte zgjedhur dialogun me protestuesit dhe t’i kishte dhënë më shumë hapësirë opozitës.

Sa i përket reformës zgjedhore, Spiropali kërkoi kalimin drejt sistemit proporcional me lista të hapura, duke argumentuar se deformimi i votës nis pikërisht nga mënyra se si është ndërtuar sistemi elektoral.

Ajo ngriti shqetësimin për presionin që, sipas saj, ushtrohet nga pushteti, veçanërisht në zonat periferike, si dhe për ndikimin e elementëve kriminalë, korrupsionit dhe përdorimit të burimeve shtetërore, përfshirë tenderët.

Në këtë kontekst, ish-ministrja ia drejtoi gishtin drejtpërdrejt Ramës, duke theksuar se ai mban përgjegjësi të dyfishtë, si kryeministër dhe si kryetar i Partisë Socialiste, për të identifikuar dhe korrigjuar këto problematika.

“Edi Rama ka përgjegjësinë si për të parë problematikat, ashtu dhe për t’i ndryshuar ato. Është kryeministri dhe kryetar i PS. Atdheu të mos trajtohet si pronë private”, deklaroi Spiropali.

Ajo e cilësoi personalizimin ekstrem të pushtetit si problemin kryesor të modelit aktual të qeverisjes dhe u shpreh e vendosur të vijojë betejën për ndryshimin e sistemit.

“Jam në betejë për ta ndryshuar dhe për ta evoluar sistemin. Unë jam ajo që kam qenë dhe do jem. Përgjegjësia më e madhe është modeli i personalizimit ekstrem të pushtetit”, u shpreh ajo.

Deklaratat e Spiropalit vijnë në një moment përplasjeje të hapur me drejtimin e Partisë Socialiste, duke e zhvendosur debatin përtej marrëdhënieve personale dhe drejt kritikave për mënyrën se si funksionon pushteti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.