E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj vendos edhe një taksë tjetër, ja për çfarë do paguajmë tani
Lajme

Veliaj vendos edhe një taksë tjetër, ja për çfarë do paguajmë tani

Nga muaji prill hyn në fuqi taksa për abientet që përdoren për qëllime ekonomike. Kështu referuar vendimit që është miratuar në fund të vitit që lamë pas dhe që nis efektet nga muaji prill, shkalla e taksës e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës për  ndërtesat që përdoren dhe shfrytëzohen për veprimtari ekonomike do të jetë në masën e 0.2 për qind.

Ndërsa ambientet që përdoren për qëllime banimi do të taksohen në  masën 0.07 për qind. Bashkia e Tiranës bën me dije se aktualisht në këtë sektor ka një problematikë dhe informalitet të lartë, pasi shumë ambiente deklarohen për qëllime banimi, ndërkohë që përdoren për qëllime ekonomike.

Bashkia gjithashtu has vështirësi në evidentimin e tyre në terren, dhe si e tillë po ndërmerr iniciativa ku ambientet e zyrave të qenë qartësisht të përcaktuara dhe thjeshtësisht të taksueshme sipas legjislacionit në fuqi. Taksa mbi pasurinë përbën një ndër zërat  më të rëndësishëm në buxhetin e Bashkisë së Kryeqytetit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.