E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Vlorë Mayor Bruna Mersini Mixes Up Independence and Liberation Anniversaries
PUBLIK · English

Vlorë Mayor Bruna Mersini Mixes Up Independence and Liberation Anniversaries

This article was translated automatically from the Albanian original. 🇦🇱 Lexo në shqip

Një lapsus gjatë fjalimit të kryetares së Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini, ka tërhequr vëmendjen gjatë ceremonisë përkujtimore të 82-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. Gjatë përshëndetjes së saj, Mersini iu referua 114-vjetorit, duke ngatërruar përvjetorin e Çlirimit me atë të Shpalljes së Pavarësisë, që u shënua një ditë më parë, më 28 Nëntor. “Dhe sot, pas 114 vjetësh, ne respektojmë ata që dhanë jetën për lirinë dhe, nëpërmjet emocioneve që përcjellim brez pas brezi, kujtojmë sa i rëndësishëm është identiteti ynë”, u shpreh kryebashkiakja. Në fakt, 114-vjetori lidhet me Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912, ndërsa 29 nëntori i këtij viti shënon 82-vjetorin e Çlirimit të vendit, në vitin 1944. Në kuadër të kësaj date, ceremonia tradicionale përkujtimore u zhvillua edhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama vendosën kurora me lule pranë memorialit “Nëna Shqipëri”, në nderim të të rënëve. Në homazhe morën pjesë gjithashtu ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, dhe nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi. Shqipëria u çlirua nga pushtimi nazifashist në nëntor të vitit 1944, pas periudhës së pushtimit që nisi me agresionin italian të 7 prillit 1939. Pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943, vendi kaloi nën pushtimin gjerman. Tirana u çlirua më 17 nëntor 1944, ndërsa 29 nëntori shënon përfundimin e pushtimit gjerman, me çlirimin e Shkodrës dhe zonave të tjera veriore.

DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.