E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nepotizëm presidencial
Bota

Nepotizëm presidencial

Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara, do të udhëtojë në Korenë e Jugut për të ndjekur ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për BBC-në se Vajza e Parë do të udhëheqë delegacionin amerikan, i cili mund të zhvillojë takime me përfaqësues të delegacionit koreano-verior.

Ka qenë vetë zëvendëspresidenti, Mike Pence, që ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia për zhvillimin e këtyre takimeve. “Unë nuk kam kërkuar takime, por të shohim se ç’do të ndodhë”, ka thënë Pence për gazetarët. Zonja Trump shprehu entuziazmin e saj muajin e kaluar, kur përmes një postimi në Twitter njoftoi praninë e saj në Korenë e Jugut për të ndjekur Lojërat Olimpike, që nisin më 9 Shkurt.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, asaj iu kërkua nga Komiteti Olimpik që të ishte e pranishme bashkë me të atin, presidentin Donald Trump. Burimet konfidenciale të BBC-së, kujtojnë se Ivanka ka bashkëpunuar me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për organizimin e Lojërave Verore të vitit 2028 në Los Anxheles. Ndërkohë, zëvendëspresidenti Pence, që do të jetë kryetari de jure i delegacionit, do të takojë edhe gjeneralin amerikan në Korenë e Jugut, si dhe zyrtarë të tjerë diplomatikë dhe ushtarakë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.