E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ermal Meta na bën krenarë të gjithëve, fiton “Sanremo 2018’
Lajme

Ermal Meta na bën krenarë të gjithëve, fiton “Sanremo 2018’

Italian singers Ermal Meta (R) and Fabrizio Moro (L) celebrate on stage after winning the 68th Sanremo Italian Song Festival in Sanremo, Italy, 10 February 2018. The 68th edition of the television song contest runs from 06 to 10 February. ANSA/CLAUDIO ONORATI

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta ka triumfuar në festivalin më të madh të këngës në Itali. Ai së bashku me kolegun e tij Fabrizio Moro fituan ‘Sanremo 2018’ . Çmimin e madh ata e rrëmbyen me këngën ‘Non mi avete fatto niente’.

Ermal Meta ka arritur të bëjë krenar çdo shqiptar me suksesin e tij, ndërsa kënga e tij do përfaqësojë Italinë në Eurovision në Lisbonë të Portugalisë.

Finalja e madhe e këtij viti u zhvillua në Teatrin Ariston në San Remo, ndërsa mbrëmja gala u drejtua nga Claudio Baglioni, Pierfrancesco Favino dhe Michelle Hunziker.

20 kandidatë konkurruan për çmimin e madh ne edicionin e 68 të Sanremo. Pas raundit të parë të votimeve, në finale u kualifikuan Anna Lisa, Lo Stato Sociale, si dhe Ermal Meta e Fabrizio Moro. Ai është nga qyteti i Fierit dhe prej vitesh jeton në Itali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.