Rama pret Metën, Meta pret Bashën, ky i fundit pret të ecë koha !
Kriza politike në vend po arrin në kulmin e mundshëm. Vendi ndodhet para zhvillimeve të rëndësishme politike, të cilat nëse nuk do të menaxhohen siç duhet mund të çojnë drejt situatave të paparashikuara. Opozita e Bashes nuk do të lejojë zgjedhje. Ndërkohë Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama, nuk pranojnë asnjë negociatë me PD ku të flitet për qeveri teknike apo shtyrje të zgjedhjeve. Ky qëndrim kokëfortë i të dy kampeve po e çon vendin drejt një situatë kaotike politike dhe ligjore.
Në 18 prill duket se edhe pse është afati i fundit ligjor për regjistrimin e partive në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk do të ketë zgjedhje. Pas kësaj date nuk ka më vend për bisedime politike, pasi palët duhet të bisedojnë sesi mund të shtyhen zgjedhjet, si të shkelin kushtetutën, si të ndryshojnë Kodin Zgjedhor. Pas kësaj date edhe nëse ka dëshirë për marrëveshje politike, fillimisht duket arritur marrëveshje për ndryshime në Kushtetutë. Në rastin më të keq, PS-ja do të vendosë të shkojë drejt kutive të votimit e vetme. Por ky skenar i fundit është i pa parashikuar edhe për vetë socialistët, të cilët thonë se do futën vetëm në fushatë, por nuk dinë sesi mund të dalin prej këtyre zgjedhjeve. Hynë në tunelin e errët dhe nuk dihet se çfarë grope ka brenda! Rama është duke bërë rezistencë deri në minutat e fundit. Kur të jetë bindur përfundimisht se po shkon i vetëm ne zgjedhje me datë 18 qershor do te tërhiqet dhe ashtu siç jan e mësuar politikanet tane me ndihmën e ndërkombëtarëve do të gjejnë një zgjidhje. Te gjithë presin lëvizjet e njëri-tjetrit! Meta pret forumet e e LSI. Basha pret skadimin e afateve dhe afrimin e 18 qershorit. Rama pret ndonjë mrekulli nga lart dhe nga ambasadorët!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



