Veliaj nis presionet për zgjedhjet: U kërkon punonjësve…
Megjithëse zgjedhjet vendore janë vitin e ardhshëm, duket se Erjon Veliaj ka nisur që tani të mendojë për to. Kjo të paktën sipas një denoncimi në Syri.net, ku stafi i Kryebashkiakut të Tiranës, ka nisur kontaktet për sigurimin e votive.
Referuar denoncimit, një punonjës i burimeve njerëzore në Bashkinë e Tiranës ka njoftuar më 7 mars të gjitha sanitaret e shkollave edhe kopshteve të njësisë administrative Kashar për një takim dy ditë më pas, pra me 9 mars, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore.
Takimi sipas dnoncimit është zhvilluar në orën 11:00, ndërsa punonjëseve që varen nga Bashkia e Tiranës, iu është kërkuar të ndihmojnë me vota Kryebashkiakun Veliaj në zgjedhjet që do të zhvillohen në 2019-ën.
Punonjësve mësohet se u është kërkuar jo vetëm numri i telefonit të tyre, por edhe i familjarëve, të cilët do të kontaktohen nga stafi i Kryebashkiakut.
Referuar denoncimit, i gjithë takimi ka konsistuar në garancinë që duhet të jepnin sanitaret e kësaj njesie administrative përsa i takon mbështetjes ndaj Erjon Veliajt dhe ndihmesën që ato duhet të japin në fushatën e ardhshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



