Gazetari i bën surprizë Partizanit Shekullor Feta Gjura
Gazetari Defrim Methasani sot ka zbulur se shoku i babait të tij, Feta Gjura nga Dibra , ish Partizan i Luftës Antifashiste ka mbushur 100 vjetorin!
Stafi i “Publik.live” i uron edhe një shekull. Partizani shekullor, shquhet për humorin dhe ruan me fanatizëm traditën dhe “muhabetin e odës se Dibrës”. Eshte socialist i betuar dhe ndjek me detaje zhvillimet politike. Ka informacione të hollësishme rreth politikës.
Me poshtë statusi i gazetarit:
Të urosh dikë u bëfsh 100, ndonjëherë na duket shumë. Por ndodh që kjo dëshirë realizohet. Personazhi ne foto sot e beri realitet shifren 100. Quhet Feta Gjurra, miku i babait tim. Bashkë me shokët e mi Shpetim Gjoshi, Bashkim Tufa dhe Rrok Preçi, surprizuam njeriun shekullorë dhe shokët që e rrethojnë çdo ditë. Tani më mbetet ti them, vazhdo të jetosh si rekordmen në pistën e jetës Feta./ Jona Dusha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



