Kanë dalë pamjet e para nga salla e gjyqit në Shkodër ku pritet të merret vendimi për protestesit kuksianë.
Edhe pse u ndalua kamera në sallën e gjyqit, deputetët e opozitës kanë hyrë në video live në rrjetet sociale, duke paraqitur se çfarë po ndodh aty aktualisht. Deputeti i PD-së Ervin Salianji i ka filmuar 11 të arrestuarit dhe u ka kërkuar të ngrejnë duart lart, teksa shihen të prangosur. Sakaq të gjithë janë në pritje të vendimit të gjykatës së Apelit Shkodër, nëse do të lirohen kuksianët apo jo.
Reagimi i Salianjit:
11 bij nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë në burg, qindra maskarenj që shkatërrojnë Shqipërinë dhe qytetarët bëjnë moral me miliona Euro në xhep dhe me jetët e shqiptarëve në shpinë!



