E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në pranga beratasi, kishte  mbjellë në vazo kanabis
Lajme

Në pranga beratasi, kishte mbjellë në vazo kanabis

  Një 34-vjeçar nga Ura Vajgurore kishte mbjellë për qejfin e tij, 11 bimë narkotike kanabisi në vazo lulesh.

Bendo Memës nuk dihet se kush ia zbuloi sekretin, por Policia e Beratit i ka kontrolluar shtëpinë dhe ka gjetur në to bimët gjelbëroshe.

Si rrjedhim, Memës iu vunë prangat, ndërsa vazove ua gjeti vendin policia e cila i sekuestroi njerën pas tjetrës.

Kësisoj, bashkë me Memën në furgonin e policisë u radhitën edhe bimët si provë materiale, për të cilat tashmë e pret burgu.

Dosja e 34-vjeçarit i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Kultivimi i bimëve narkotike”.

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.