EMRI, kush është zyrtarja e MASHT që u kap duke vjedhur në Bruksel?
Një zyrtare e Ministrisë së Arsimit në Kosovë është kapur duke vjedhur në një qendër tregtare në Bruksel. Si rrjedhojë, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, jo vetëm ka konfirmuar lajmin, por ka bërë me dije edhe pezullimin e saj nga detyra.
Zyrtarja e ministrisë është Igballe Cakaj, udhëheqëse e sektorit të trajnimeve në Ministrinë e Arsimit.
Ministri u ka thënë mediave se me të marrë vesh për rastin, e ka pezulluar këtë zyrtare dhe po presin informacione shtesë. Sipas procedurave, do të jetë Komisioni Disiplinor që do të ndërmarrë masat e mëtejshme.
Igballe Cakaj ka hyrë në një qendër tregtare për të blerë rroba, një pjesë të së cilave i kishte paguar, por pjesën tjetër dyshohet se e kishte fshehur në çantë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



