E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vangjushi flë gjumë, të huajt pastrojnë  bregdetin e Durrësit
Publik News

Vangjushi flë gjumë, të huajt pastrojnë bregdetin e Durrësit

Të shtunën që lamë pas, një grup prej 25 personash pastruan vijën bregdetare të shëtitores “Taulantia”. Në një gjatësi prej 1 km u mblodhën rreth 500 kg mbetje të ndryshme. Ky aksion pastrimi tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të Durrësit, një pjesë e të cilëve ju bashkuan nismës.

Kjo iniciativë ishte e shtetasve anglezë, australianë, amerikanë, shqiptarë, zviceranë, madje edhe kolumbianë. Me profesione të ndryshme, nga diplomatët, blogerët, mësuesit e deri tek lexuesit e lajmeve, ata erdhën nga kryeqyteti për të pastruar bregdetin e Durrësit, shkruhet në blogun “The Balkanista”.

17

Rreth 60 thasë plastikë u mbushën me mbetje plastike, gome, qelqi, e deri tek ambalazhet e medikamenteve. Bregdeti i Durrësit njihet për problematikën e ndotjes edhe për shkak të mbetjeve që sjellin dy lumenjtë, Erzen dhe Ishëm.

Një destinacion turistik, si Kalaja e Skënderbeut në Kepin e Rodonit, shpesh herë mbushet nga mbeturinat që dalin në bregdet. Bashkia Durrës mbulon sot një vijë shumë të gjerë bregdetare, por megjithatë duket se menaxhimi i mbetjeve mbetet ende një sfidë.

12

Shqetësimi i qytetarëve që pastruan bregdetin ishte nëse këto mbetje do të ricikloheshin, por në Durrës nuk ka një landfill për trajtimin e mbetjeve, ato digjen në një fushë të hapur në Porto-Romano.

Kjo nuk është iniciativa e vetme që ndërmerret nga shtetasit shqiptarë në bashkëpunim me të huajt, të cilët jetojnë e punojnë në vendin tonë. Dy muaj më parë u ndërmor një nisëm e tillë për pastrimin e bregdetit të Currilave ndersa Vangjushi nuk kujtohet fare….Fotot: “The Balkanista”. G.E./ Durrës Press

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.