“Kujt po i ha”, Enca i publikon profilin fanses që e kritikoi për fotoshopin
Këngëtarja Enca Haxhia ka treguar sot se ka nisur pushimet duke bërë foto provokuese nga një jaht.
Ajo i ka befasuar fansat në Instagram me një foto ku ka treguar të pasmet, çka ka bërë që këngëtarja të marrë shumë komente.
Në diçiturën e fotos ajo ka shkruar:
Kujt po i ha.”
Mirëpo ka pasur edhe nga ato fanse që e kanë akuzuar si gjithmonë që përdor fotoshopin. Me njërën prej tyre Enca është kapur keq, e madje i ka publikuar edhe profilin për të treguar që ajo është nën influencën e këngëtares.
Fansja i shkroi:
Sa lloj photoshop-esh ke përdorur për të fshirë celulitin nga shala?”
Dhe Enca nuk mund të mos ia kthente:
Po ty sa xhama syzesh tu deshën për ta vënë re?”
Këngëtarja nuk është mjaftuar me kaq pasi i ka publikuar fanses 21-vjeçare profilin në Instagram dhe ka shkruar që ajo e ndjek Encën
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



