E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
REPORTAZH / VINJEROCK 2018, NJË FESTIVAL QË ÇMEND RININË
Publik News

REPORTAZH / VINJEROCK 2018, NJË FESTIVAL QË ÇMEND RININË


Nëse dëshiron të përjetosh një aventurë ndryshe gjatë stinës së verës në Norvegji, Vinjerock është festivali ku merr adrelaninë maksimale.
Tre mijë bileta me vlerë 300 euro u shitën brenda 10 minutave “online”, ndërsa 500 vullnetarë u regjistruan brenda 5 minutave, sërish “online”.
Këtë fat pati edhe Measho, një djalosh 25 vjeçar nga Eritrea, i cili jeton në Norvegji prej dy vitesh.

“Të jesh vullnetar në këtë aktivitet ke disa privilegje, por edhe detyra”, shprehet Measho dhe sakaq nis e numëron detyrat e tij.
Sipas tij, profili i vullnetarizmit është i planifikuar qysh në formularin e aplikimit.
“çfarë di të bësh, atë bënë, nuk të lejohet të bësh punën që nuk të takon”, saktëson djaloshi.
Më tej, Measho tregon punën e tij. Ai ka për detyrë të pastroj të gjitha koshat e mbeturinave.
Për të është një punë e lehtë, por kërkon shumë saktësi, pasi mbetjet ndahen në disa kategori dhe punon 7 orë në ditë, pjesa tjetër i takon atij të bëj çfarë të dojë me jetën e tij.
“Rreth 6 orë përpara se të nis punën vullnetare, nuk më lejohet të pij alkool. është e ndaluar”, specifikon Measho.

Helly është një studente norvegjeze në degën e mjekësisë, në vitin e pestë të saj. Edhe ajo është si Measho, vullnetare.
“Jam gëzuar jashtë mase ku organizatorët e festivalit më pranuan kërkesën time. Të jesh vullnetare në një event është plus për karrierën time, pasi në Norvegji çdo shtetas është i detyruar të bëj punë vullnetare në shërbim të komunitetit”, thotë Helly, një vajzë tipike me tipare norvegjeze, sy blu, lëkurë bardhë dhe pikalose.
Sipas saj, vullnetarizmi nuk është thjeshtë pjesëmarrja, por të japësh maksimumi nga vetja.

Ajo tregon se Vinjerock është një festival që ka vështirësi fizike për të gjithë pjesëmarrësit, pasi organizohet 1060 metra mbi nivelin e detit, ndërsa i ftohti i verës është më vrastare se dimëri norvegjezë.
Håkon (Hokon) është një tjetër vullentar i festivalit. Fal fizikut të tij të fuqishëm dhe shtatëlartësisë, ai është pjesë e sigurisë së festivalit.
“As miza nuk lejohet të hyjë pa u kontrolluar më parë nga ne”, thotë Håkon me humor.
Për të dhe për 20 kolegët e tij vullentarë çantat, kuletat, pijet alkoolike apo jo, janë të ndaluara të hyjnë brenda ambjenteve.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë në maksimum jetën e çdo pjesëmarrësit. Alkooli bën punën e saj ku e tepron”, e mbyll bisedën e tij, Håkon.
Vegard B, është shefi rreth 15 fotoreportereve, që të gjithë njëri më i talentuar se tjetri.
“Fotografia është art dhe shumë stresuese. Fotoreporterët janë gjithmonë në presion, sepse duan të fokusojnë në mënyrë artistike të gjitha detajet”, tregon Vegard.
Sipas tij, puna e fotoreportereve është të mos lënë asnjë boshllëk, prandaj është e detyrueshme të ndajnë detyrat qysh në fillim, që asnjë fotograf të mos mbivendoset.

Në Norvegji është parim që asnjë norvegjezë nuk duhet të jetë i stresuar, por këtë rregull e prish organizatorja e Vinjefolk, Julie Forchhammer, sepse ajo është Zoti dhe mendon për të gjithë dhe për gjithçka që çdo gjë siç është planifikuar shumë muaj më parë.
Organizimi i festivalit nis 6 muaj më parë.
Çdo pjesëmarrës është i çertifikuar, ndërsa njerëzit me aftësi të kufizuar gëzojnë status të veçantë.

Julie tregon se të fundit që largohen nga festivali janë të parët që vijnë.
Emergjenca, zjarrëfikësit dhe policia vendosen shumë ditë përpara, sepse ata janë të detyruar të njihen me terrenin, të identifikojnë problemet nëse ka, si dhe të eleminojnë çdo rrezik logjistik.

– Qëllimi i festivalit, – thotë Julie Forchhammer, – nuk është promovimin i artit të vetvete, por nëpërmjet artit ne promovojmë solidaritetin njerëzor me njeri-tjetri, me natyrën dhe me kulturën, që në Norvegji i gjen lehtësisht në Vang i Valdres, rreth 250 larg nga Oslo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.