Shqipëria vendi UFO i planetit Tokë !


Ato që ndodhin në Shqipërinë time e tuajën bashkë, veshtirë se i beson dot një mendje normale njerëzore !
E pabesueshmja,e tmerrëshmja, e pa mundura, e pa dëgjuara e pa para e pa parashikuara etj atje, unifikohen në një emërues të perbashkët normale për një vend tashmë prej vitesh krejtësisht anormal.
Pas 90-tës aty kush nuk doli e kush nuk u vëtquajt i burgosur politik edhe pse mund të ishte dënuar për vjedhje, abuzime, mashtrime dhe krime te nivelit ordiner. Të burgosurit e vërtetë politike të Diktaturës më të egër të Evropës u dënigruan tërësisht, u fyen, u injoruan, e u lanë në harresë, u perdorën politikisht dhe sot ndoshta ka mbetur ndonje” kokërr bio ” prej tyre të paktën sa për të na treguar ende realitetin skëterrë të asaj kohe kobzezë…
Pas viteve 90-të aty askush prej kriminelëve e persekutorëve të shumtë të një populli të tërë nuk u dënua e nuk u gjykua për krimet e përbindëshme të ndodhura për gati një gjysëm shekulli
Nje vënd i stërmbushur me krime dhe pa kriminelë
Dhe normale kur gjarpërit që e zë njëherë nuk ja shyp kokën do te ta haje koken.
Tirana e gjore kurrë nuk ka njohur një invazion e shkatërrim të tillë kaq barbar …saqë vendalinjtë e motçëm të të duken si të ardhur.
Sot veshtirë të gjesh një vënd tjetër në bot ë ku njerëzit t’i kalojnë 10 orë nëpër kafene e restorante duke bërë politikë e llogje pazari e duke mare gjithë dynjanë nëpër gojë e qare hallet lagjes
Sot ky vend në mënyrën më të turpshme vazhdon e mbahet peng nga 5 njerëz që kanë bërë e po bëjnë me popullin shqiptar çfarë ju ka dashur e ju do bytha….Saliu..Nano..Rama ..Meta e se fundi edhe Basha Keta 5 njerëz mbeten ende Fjalëkryqi i tmerrshëm e përjetesisht i pazgjidhshëm i Shqiperise e i shqiptarëve sepse si dele vazhdojnë e besojnë të verbuar pas tyre sot e kësaj dite.
Ndaj edhe në Shqipëri Tradhëtari quhet Hero i pamoralshmi etiketohet moralist. Patrioti përbuzet si nacionalist ekstremist. Spiuni e krimineli i djeshëm, emerohet Minister ! Banditi ,hajduti e cubi zgjidhen Deputete dhe Hashashi mbillet ne vend te hardhive te rrushit. Prostituta ka hyrë në Menute e Restoranteve dhe Hoteleve ..si ëmbëlsira pas bukës…
Adriatik R. DOSTI
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



