E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin dokumentet/ Institucionet shtetërore nuk kursehen, 2,5 miliard lekë për limuzina e fuoristrada superluksoze
Lajme

Dalin dokumentet/ Institucionet shtetërore nuk kursehen, 2,5 miliard lekë për limuzina e fuoristrada superluksoze

Institucionet shtetërore kane llogaritur te shpenzojne 2,5 miliard lekë për automjete, diku limuzinë e diku fuoristrada superluksoze. Keshtu ka njoftuar Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në sherbime dhe transparences në Partinë Demokratike, i cili ka publikuar edhe dokumentet per kete gje.

Sipas PD, “Kjo qeveri, do të mbahet mend për drogën, mafie-shtetin, PPP-të, rilindjen urbane-fasadë, shpenzimet e luksit me vlera olimpike e, nga ana tjetër, mjerimi e thika n’asht për popullin, depresioni shoqëror, largimi masiv nga vendi, bankat e shkollës”.

Blerjet e planifikuara 

• 1 automjet sedan limuzinë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 88 milion lekë
• 1 automjet për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, me vlerë 100 milion lekë
• 37 automjete vetura për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 500 milion lekë ose 1 copë 13.5 milion lekë
• 1 fuoristradë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 44.4 milion lekë
• 14 fuoristarda për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 361 milion lekë ose 1 copë 26 milion lekë
• 1 autoveturë për Komisioneret Publikë, me vlerë 21 milion lekë
• 1 autoveturë për Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, me vlerë 30 milion lekë
• 1 automjet për Qëndrën Kombëtare të Biznesit, me vlerë 25 milion lekë
• 1 fuoristradë për Inspektoratin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, me vlerë 25 milion lekë
• 1 automjet 8 + 1 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 27 milion lekë
• 1 automjeti për transport materialesh + personash (i vogel) 4+1 vende për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 20 milion lekë
• 1 fuoristradë për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, me vlere 27 milion lek
• 1 automjet për SHÇBA, me vlerë 20 milion leke
• Blerje 1 automjet për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, me vlerë 39 milion leke
• Blerje 12 automjete frigoriferike për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlere 375 lekë ose 1 copë 31.3 milion lekë

1234

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.